Opozita nuk lëshon karriget e ministrave, demokratët ndezin flakadanë! Përplasje me gardën
E Enjte 18 Dhjetor 2025, 10:10
Dritare.net

Më kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi ka kaluar në votim rendin e ditës pas kaosit të opozitës në sallë. Deputët e PD kanë ndezur një tjetër flakadan sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi hapi përsëri seancën pas disa minutave pushim.
Ndërkohë Elda Hoti ka hedhur ujë në drejtim të gardistëve. Këta të fundit kanë rrethuar deputetët, të cilët kanë zaptuar karriget e ministrave, duke i shtyrë për t’i larguar. Demokratët refuzojnë të largohen ndërsa vijojnë të hedhin sende në drejtim të Niko Peleshit.
Flamur Noka u përjashtua nga seanca pasi i hodhi ujë një gardisti.