Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Obama: Nëse Fauci thotë se vaksina është e sigurt, unë do ta bëj atë live!

Obama: Nëse Fauci thotë se vaksina është e sigurt, unë

Tre ish-presidentët amerikanë, Obama, Bush dhe Klinton do të marrin vaksinën kundër koronavirusit live, sapo Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të autorizojë një të tillë. Kështu ata do të ndikojnë te të gjithë njerëzit që janë skeptikë në lidhje me këtë vaksinë.

Tre ish-presidentët do të ndërmarrin një fushatë ndërgjegjësimi për të promovuar besimin në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës, informon dritare.net. Ky do të jetë një mesazh i fuqishëm ndërsa zyrtarët amerikanë të shëndetit publik po përpiqen të bindin publikun të marrë vaksinën.

Obama: Nëse Fauci thotë se vaksina është e sigurt, unë

Freddy Ford, shefi i stafit të Bush, tha se Bush kishte kontaktuar Dr. Anthony Fauci për të diskutuar se si ai mund të ndihmojë në promovimin e vaksinës.

"Disa javë më parë presidenti Bush më kërkoi që t'i bëj të ditur Dr. Fauci se kur vaksina të jetë e disponueshme, ai do ta bëjë atë live, për të inkurajuar bashkëqytetarët e tij për t’u vaksinuar”.

Sekretari i shtypit i Klintonit njoftoi se edhe ai do të ishte i gatshëm të merrte vaksinën publikisht.

"Presidenti Klinton patjetër do ta bëjë vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur, kur ajo të jetë në dispozicion. Ai do ta bëjë atë në një mjedis publik për të nxitur amerikanët të bëjnë të njëjtën gjë”, tha sekretari i shtypit të Klintonit.

Obama, tha se nëse Fauci do të thotë se vaksina e koronavirusit, është e sigurt, ai do ta besojë atë.

Obama: Nëse Fauci thotë se vaksina është e sigurt, unë

"Unë e njoh dhe kam punuar me Faucin, ndaj kam besim të plotë tek ai. Nëse ai më thotë se kjo vaksinë është e sigurt dhe ne duhet ta marrim, unë absolutisht do ta marr”, tha Obama./L.F-dritare.net