Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Netanyahu zbulon betejën me kancerin!

Netanyahu zbulon betejën me kancerin!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se i është nënshtruar në heshtje një trajtimi për kancerin e prostatës, ndërsa publikoi rezultatet e kontrollit të tij vjetor mjekësor.

76-vjeçari tregoi se e kishte shtyrë publikimin e raportit me rreth dy muaj, për të shmangur përdorimin e tij si propagandë nga Irani. Sipas tij, diagnoza për kancer u vendos disa muaj më parë.

Netanyahu kishte kryer një operacion për zmadhimin e prostatës në dhjetor 2024, një ndërhyrje që ishte bërë publike në atë kohë nga Zyra e Kryeministrit. Gjatë kontrolleve pas operacionit, mjekët zbuluan një tumor në prostatë, me përmasa më të vogla se një centimetër.

Në dokumentet shoqëruese të publikuara nga zyra e tij, mjekët theksojnë se bëhet fjalë për një zbulim të hershëm, pa metastaza. “Ky është një zbulim i lezioneve shumë të vogla, pa përhapje, siç konfirmohet nga të gjitha analizat,” thuhet në një prej letrave mjekësore.

Vetë Netanyahu deklaroi se trajtimi ka rezultuar i suksesshëm dhe tumori është zhdukur plotësisht.

“Falë Zotit, jam mirë. Pata një problem të vogël mjekësor me prostatën që u trajtua plotësisht,” u shpreh ai në rrjetet sociale./CNN