
Fundjava e fundit e muajit prill pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Të shtunën moti do të jetë i kthjellët me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat në zonat e ulëta, si në Tiranë, do të arrijnë deri në rreth 22°C në mesditë, ndërsa mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë më të freskëta. Nuk parashikohen reshje dhe era do të jetë e lehtë.
Edhe dita e diel do të vijojë me kushte të ngjashme atmosferike, me mot të kthjellët dhe temperatura pak më të ulëta, rreth 21°C gjatë ditës. Mbrëmjet mbeten të freskëta, ndërsa reshje nuk priten./K.C/dritare.net