Rama takohet me ambasadorin e SHBA-së në NATO: Forcojmë partneritetin strategjik
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker. Rama thekson se gjatë takimit në Kryeministri u diskutua për lidhjen e ngushtë mes dy vendeve, partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike e ushtarake mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, forcimi i këtyre marrëdhënieve mbetet një prioritet i përbashkët.
"Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës.", shkruan Rama në Facebook./K.C/dritare.net