Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nesër homazhet për Fatos Nanon, kryeministri Rama do të mbajë fjalim në Pallatin e Kongreseve

Nesër homazhet për Fatos Nanon, kryeministri Rama do të

Dita e nesërme është shpallur zi kombëtare pas vdekjes së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Më datë 2 nëntor, në Pallatin e Kongreseve do të mbahen homazhet në nderim të figurës së tij.

Nga ora 11:15 personalitete të botës politike dhe jo vetëm do të marrin pjesë në cermoni. Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalim, gjithashtu dhe kryeministri i Republikës, Edi Rama, i cili dhe pasuesi i Fatos Nanos në këtë parti.

Në fund, me nderime, trupi i Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit, që do të jetë në Sharrë.

Homazhet do të fillojnë që prej orës 08:30 me pritjen e qytetarëve për t’i dhënë Fatos Nanos lamtumirën e fundit. Në respekt të tij. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë dhe se në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje./L.F-dritare.net