
Nëse do të udhëtoni drejt Greqisë, duhet të plotësoni patjetër këtë formular!
E Premte 2 Korrik 2021, 14:02
Dritare.net
Hyrja nga Shqipëria drejt Greqisë tashmë është e lirë për të gjithë qytetarët e pajisur me pasaportë. Për shtetasit që udhëtojnë drejt Athinës dhe Kretës është e detyrueshme të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR”. Linku i formularit!/L.F-dritare.net

















