Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta Rexhep Qosja

Ndahet nga jeta Rexhep Qosja

Është ndarë nga jeta shqiptari i madh profesor Rexhep Qosja. Sipas njoftimit të familjes, akademiku shqiptar u varros sot më 23 prill 2026 në praninë e anëtarëve të ngushtë.

Me dëshirën e të ndjerit, sipas njoftimit të familjes, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në aktivitete institucionale, duke kërkuar respektimin e privatësisë gjatë periudhës së zisë.

Me fjalën, veprën dhe guximin, Profesor Qosja ishte zëri i ndërgjegjes shqiptare. Akademiku i njohur shqiptar, lindi në një nga tokat më të bukura shqiptare, Vuthaj.

Dr. Rexhep Qosja është autor i rreth dyzet librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike.

Me botimet, shkrimet, analizat dhe opinionet e tij brilante i ka dhënë shumë shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por kudo që janë. Pak njerëz si ai, i kanë mbetur kombit tonë.

Në qershor të 2014 gazetarja Rudina Xhunga realizoi një dokumentar kushtuar shqiptarit të madh shqiptar, profesor Rexhep Qosjes.