Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së

Kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në Forumin Ekonomik të Delfit. Kryeministri Rama, në një bisedë me Alexis Papahelas, Kryeredaktorin e gazetës Kathimerini, u shpreh se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Bashkimit Evropian, dhe vetë BE-ja nuk ka qenë kurrë më e vetëdijshme për rëndësinë tonë për peizazhin gjeopolitik.

Pjesë nga bashkëbisedimi:


“Po, ne jemi anëtarë të NATO-s. Por prapë, e di, nuk është se vendosim shumë aty. Dhe kur NATO bën diçka të mirë, si për shembull, një Kosovë liberale, themi që bëra një gjë të madhe. Kur NATO bën diçka të keqe, siç ishte largimi nga Afganistani, siç ndodhi, ne themi “Faji është i tyre.” Pra, sepse të mëdhenjtë marrin fajin, të vegjlit mund të marrin gjithashtu ndonjë meritë kur ka diçka për të marrë.

Por, a ke ndjesinë se Ballkani është një lagje e harruar në këtë panoramë?

Jo, nuk kam ndjesinë se Ballkani është harruar. Kam ndjesinë se jemi në kohët më të mira. Dëshiroj të jem shumë i qartë, Ballkani Perëndimor. Jemi në kohët më të mira. Nuk kemi qenë kurrë më afër Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian nuk ka qenë kurrë më i vetëdijshëm për rëndësinë tonë për peizazhin gjeopolitik. Ne kemi më shumë dukshmëri në shumë mënyra në dekadën e fundit. Kjo është bërë normale, por nuk ka qenë aspak normale të flasim dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Dua t’ju kujtoj që u ulëm rreth tavolinës të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor për herë të parë në histori, vetëm në vitin 2014, në Berlin. Pra, jo, nuk jemi të harruar. Jo, jemi në kohën më të mira që kemi jetuar ndonjëherë”, u shpreh Rama./K.C/dritare.net