Na ndiqni edhe në

Shqip

Eqrem Bej Vlora u largua si tradhtar! Flet nipi i Sali Vranishtit

Eqrem Bej Vlora u largua si tradhtar! Flet nipi i Sali Vranishtit

I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, Arben Saliu, nipi i Sali Vranishtit, solli një rrëfim të gjatë mbi figurën e gjyshit të tij dhe debatet historike që lidhen me personalitetet e periudhës së pavarësisë dhe më tej, përfshirë Eqrem Bej Vlora.

Ai e paraqit Eqerem Bej Vlorën, si një nga figurat që ka qenë në anë të kundërt me disa prej veprimeve të patriotëve të kohës së luftës për pavarësi dhe më pas.

Ai thotë se Eqrem Bej Vlora është konsideruar nga disa burime historike si i lidhur me administrata apo qeveri të ndryshme të kohës së Luftës së Dytë Botërore, dhe e vendosi këtë në kontrast me figurën e Sali Vranishtit, të cilin e përshkroi si luftëtar të pakompromis për pavarësinë.

"Një nga kundërshtarët më të ashpër të gjyshit ka qenë Eqrem Bej Vlora.
Atëherë shtrohet pyetja: në cilën kohë dhe në cilin moment të historisë Eqrem Vlora ka qenë në krah të popullit? Ai ishte kundërshtar i Ismail Qemalit në Luftën e Vlorës dhe u dënua me vdekje nga populli i Vlorës si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të pushtuesve italianë. Me ardhjen e fashizmit, ishte ndër ata që bekuan Viktor Emanuelin. Në qeverinë e Krujës shërbeu si ministër. Edhe gjatë pushtimit gjerman mbajti post ministri, në një kohë kur qindra djem, burra dhe gra nga Vlora dërgoheshin në kampet e Mathauzenit. Më pas u largua, duke marrë me vete baltën e atdheut nën këpucë, si tradhtar. Ndërsa Sali Murati ishte jo vetëm patriot dhe atdhetar, por edhe një njeri me karakter të fortë."

Në fund, ai e vendos figurën e Eqrem Bej Vlorës në një linjë kundërshtie me Ismail Qemalin pavarësisht lidhjes që kishin. Eqrem Bej Vlora ishte për Ismail bej Vlorën si Hamzai për Skënderbeun./K.C/dritare.net