Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily
E Hënë 2 Shkurt 2026, 15:03
Dritare.net

Projekti “Mozaiku i Tiranës – Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga SONarchitects, është nominuar për çmimin prestigjioz "Ndërtesa e Vitit 2026” nga platforma ndërkombëtare ArchDaily.

Ky projekt përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore, duke krijuar një dialog unik mes historisë dhe së tashmes.

Nominimi e pozicionon Tiranën në hartën ndërkombëtare të arkitekturës.

ArchDaily vlerëson projektet që sjellin inovacion, ndikim kulturor dhe cilësi arkitektonike, duke e bërë këtë nominim një arritje të rëndësishme për arkitekturën shqiptare./l.f-dritare.net