
Mjeku Kalo: Në QSUT janë shtruar pacientë shumë të rinj!
Dritare.net
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, këtë mëngjes ka postuar një mesazh për të rinjtë, të cilët sipas tij janë shkaku kryesor i shtimit të rasteve të reja me koronavirus në vend. Kalo shprehet se të rinjtë nuk e kanë marrë aspak seriozisht virusin duke anashkaluar të gjitha këshillat e dhëna nga OBSH-ja. Tashmë shprehet Kalo, jo vetëm që ka shumë të rinj të shtruar në spitale, por edhe shumë viktima të reja, pasi ky virus nuk pyet për moshë.
Agjencitë e lajmeve shprehen prej shumë ditësh e në shumë gjuhë të botës se: “Një nga arsyet e shtimit të rasteve të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, është mos zbatimi i rregullave bazë të distancimit fizik, mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura apo aty ku nuk është e mundur respektimi i kësaj distance nga moshat reja. Në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT ose në Spitalin Covid-19 janë shtuar rastet e shtrimeve të të rinjve si edhe humbjet e jetës prej tyre. Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid nuk po njeh më moshë prekje si dhe marrje jete", shkruan Kalo./L.F-dritare.net

















