Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjekja: Kanceri i gjirit, kërcënim serioz në Shqipëri!

Mjekja: Kanceri i gjirit, kërcënim serioz në Shqipëri!

Dritarja e Doktorit këtë javë ishte në poliklinikën qëndrore të kryeqytetit, atje ku qindra gra dhe vajza marrin shërbimin e mamografisë dhe ekzaminime të tjera mjekësore për të parandaluar kancerin e gjirit. Drejtuesja e poliklinikës, mjeke Benereta Hoxha u shpreh se nga janari janë konstatuar rreth 140 raste të sëmundjeve që prekin gjirin.

“Ndërgjegjësimi për ekzaminimin e gjirit është detyrë e personelit mjekësor, e medias dhe e të gjithëve për të nxitur gruan të kryej këto kontrolle në dobi të shëndetit të saj. Kontrolli rutinë parandalon sëmundjet e gjirit dhe shpëton jetë. Në poliklinikën e specialiteteve numër 3 ky ekzaminim kryhet gjatë gjithë vitin. Nga janari i vitit 2022 e deri në shtator numri i mamografive të realizuara është 1258, nga të cilat 140 kanë dalë me probleme serioze, të cilat kanë vijuar ekzaminimet e mëtejshme.”,tha mjekja./M.T/dritare.net