Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjalti i maresë, ilaçi i mrekullive!

Mjalti i maresë, ilaçi i mrekullive!

Nga Alkest Shehu

Çfarë është Mareja?

Mareja (Arbutus unedo) është një pemë frutore që i përket familjes Ericaceae. Ajo është e përhapur kryesisht në vendet e Mesdheut, por gjendet edhe në
rajone të tjera. Kjo bimë është një nga komponentët kryesorë të bimësisë së këtij territori, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ekosistem. Karakteristikë e veçantë e maresë është lulëzimi i saj, që ndodh njëkohësisht me prodhimin e frutave. Këto fruta janë rezultat i luleve të vitit të kaluar. Në Itali, mareja cilësohet si një simbol kombëtar, pasi te ajo mund të gjesh tre ngjyrat e flamurit italian: e kuqja te
frutat, e bardha te lulet dhe jeshilja te gjethet.

Në Shqipëri, mareja është e përhapur kryesisht në zonat e Shqipërisë së Mesme dhe Jugut, si në Tiranë, Elbasan, Cërrik, Gramsh, Berat etj. Frutat e mares konsumohen si fruta të freskëta, përgatiten në reçel, liko, raki, dhe janë shumë të vlerësuara për cilësinë dhe shijen e tyre.

Lidhja e maresë me mjaltin

Lulëzimi i maresë fillon rreth javës së dytë të tetorit, në varësi të reshjeve në muajt gusht dhe shtator. Lulet e saj kanë një aromë të veçantë dhe janë shumë tërheqëse për bletët, duke prodhuar një nektar të bollshëm në kushte
të mira atmosferike. Mjalti i maresë është mjalti i fundit i sezonit përpara se bletët të shkojnë në pushimin dimëror. Ai konsiderohet si një ndër mjaltet më të vështira për t’u mbledhur, për shkak të kushteve atmosferike jo gjithmonë të favorshme gjatë vjeshtës. Pavarësisht vështirësive, ky mjalt njihet për cilësitë e tij të larta dhe çmimin e tij të lartë, që në tregjet evropiane varion nga 50 deri në 100 euro për kilogram.

Në Shqipëri, vetëm vitet e fundit mjalti i maresë ka filluar të vlerësohet nga konsumatorët. Kjo ka ardhur si rezultat i njohjes së vlerave të tij kurative, të cilat shkencëtarët i konsiderojnë unike në krahasim me mjaltet e tjera të botës. Vlerat kurative të mjaltit të maresë Mjalti i maresë është i rrallë dhe shumë i kërkuar për shkak të prodhimit të kufizuar dhe kushteve specifike që kërkon. Ai është një antioksidant i fuqishëm, që ndihmon në eliminimin e radikaleve të lira dhe në reduktimin e stresit në organizëm. Ky mjalt përmban nivele të larta të hekurit, kalciumit, magnezit dhe substancave fenolike, duke e
bërë të dobishëm për:
- Trajtimin e sëmundjeve të rrugëve urinare;
- Pastrimin e mëlçisë;
- Luftimin e viruseve dhe baktereve, veçanërisht gjatë dimrit.

Studimet shkencore mbi mjaltin e maresë

Një studim i fundit nga Universiteti Politeknik në Marke dhe universitetet spanjolle Vigo dhe Granada ka treguar se mjalti i maresë ka potencial të jashtëzakonshëmpër luftimin e kancerit të zorrës së trashë. Eksperimentet laboratorike kanë treguar se kur qelizat kancerogjene bien në kontakt me këtë mjalt, ato nuk zhvillohen dhe as migrojnë.

Eksperimenti klinik me mjaltin e maresë

Në një eksperiment klinik u përfshinë pesë meshkuj të shëndetshëm të moshave 26-38 vjeç. Ata konsumuan 70 g mjaltë mares çdo ditë për 14 ditë. Pas analizave, u vu re një rritje e nivelit të hekurit me 26% dhe përmirësim i dukshëm i aftësisë për thithjen e tij. Gjithashtu, u raportua përmirësim i ndjeshëm i treguesve të gjakut dhe rritje e nivelit të enzimave. Përdorimet e mjaltit të maresë
Përveç vlerave kurative, mjalti i maresë përdoret për të ëmbëlsuar kafen dhe për të aromatizuar likerët. Në kuzhinat e restoranteve të klasit të lartë, ai përdoret për t’u shoqëruar me djathra të stazhionuar si Pecorino, duke krijuar një kontrast të veçantë midis të ëmbëltës dhe të kripurës. Mjalti i maresë mbetet një thesar i natyrës, një ilaç i mrekullive dhe një dhuratë e çmuar për shëndetin tonë./dritare.net