Ministri Blendi Gonxhja: Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes
E Hënë 9 Mars 2026, 14:02
Dritare.net

Arkeologët e IKTK-së, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje, po kryejnë gërmime arkeologjike shpëtimi në vendin e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë-Peqin. Gërmimet kanë zbuluar gjurmët e një vendbanimi të rëndësishëm me kohështrirje nga periudha romake deri në antikitetin e vonë.
Hulumtimet do të vijojnë për të pasuruar njohuritë mbi historinë dhe zhvillimin e kësaj zone./L.F-dritare.net