Mickey Rourke rrezikon dëbimin nga shtëpia, nis fushatë GoFundMe për të shlyer borxhet
Dritare.net

Aktori i njohur amerikan Mickey Rourke po përballet me vështirësi serioze financiare, pas një padie të ngritur kundër tij nga Eric Goldie, pronari i banesës ku ai jeton në Los Angeles. Sipas dokumenteve të siguruara nga People, Rourke duhej të kishte shlyer pagesat e prapambetura deri më 21 dhjetor, por sipas padisë ai nuk e ka respektuar afatin, pavarësisht se njoftimi ishte afishuar në ambientet e banesës dhe i ishte dërguar edhe me postë.
Bëhet fjalë për këste të papaguara që kapin vlerën mbi 50 mijë euro. Për të përballuar situatën dhe për të siguruar fonde të menjëhershme, The Hollywood Reporter konfirmon se Rourke i është drejtuar platformës GoFundMe.
Të dielën, më 4 janar, me “autorizimin e plotë” të aktorit, u lançua fushata e crowdfunding me titull “
“Mbështesni Mickey-n për të parandaluar dëbimin nga shtëpia”, ku fansat ftohen ta ndihmojnë aktorin të qëndrojë në shtëpinë e tij. Shuma e synuar është 100 mijë euro, dyfishi i detyrimit fillestar. Deri më 5 janar në orën 10:00, ishte mbledhur tashmë rreth gjysma e shumës së kërkuar.
Në përshkrimin e fushatës thuhet se Rourke po përballet me një situatë “urgjente dhe shumë të vështirë”, duke rrezikuar dëbimin nga banesa. Fondet e mbledhura synojnë të mbulojnë shpenzimet e menjëhershme të strehimit dhe të parandalojnë largimin e tij nga shtëpia, duke i ofruar stabilitet gjatë një periudhe të vështirë.
Fushata menaxhohet nga Liya-Joelle Jones, mike dhe pjesë e ekipit të Rourke, e cila ka deklaruar për The Hollywood Reporter se aktori po kalon një moment shumë të vështirë dhe se mbështetja e treguar nga publiku ka qenë prekëse./L.F-dritare.net