
Meta: Rama s’ka indeksuar pagat e punonjësve. Ja nisma që do marrim në shator!
Dritare.net
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat. Meta akuzon qeverinë se nuk ka indeksuar pagat e punonjësve. Në shtator, Meta deklaroi se do të ndërmarrin iniciativë ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e tyre. Nëse nuk do të bëhet sipas Metës do ta çojnë në Kushtetuese.
“76% e punonjësve jetojnë në kufirin e varfërisë, që nga viti 2017 ky shpritzi nuk ka indeksuar pagat që e ka detyrim ligjor dhe kushtetues. Do ndërmarrim iniciativën në fillim të sesionit të ri në Kuvend për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet do ta çojmë në gjykatë kushtetuese. Paratë do shkojnë për super aferën e Inceneratorëve. 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë”, u shpreh Meta./Xh.Xh/dritare.net

















