Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Megi Koçiaj: Rëndësia e testeve neuropsikologjike për të lehtësuar sistemin shëndetësor!

Megi Koçiaj: Rëndësia e testeve neuropsikologjike për

Mbrëmjen e sotme në “Shqip Show" nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv, Megi Koçiaj, kërkuese e Neuroshkencave, ka folur për përvojën e saj me Covid-19, duke thënë se e ka kaluar lehtë. Më tej ajo ka folur për testet neuropsikologjike dhe rëndësinë e tyre për të lehtësuar sistemin shëndetësor. Ajo thekson se ato janë të rëndësishme për të dalluar njerëzit më në nevojë.

Megi Koçiaj: Rëndësia e testeve neuropsikologjike për

Megi Koçiaj: Në Shqipëri ekziston një fenomen tjetër. Ti mjekun e takon në kafe, psikologun e takon në një vend, të duket sikur është takim miqësor. Që në fillim ka një problem shumë të madh, sepse mardhënia që ti krijon me psikologun, nuk është shoqëri. Ai është aleati yt, që ti ta tejkalosh atë sfidën, por nuk është një marrdhënie miqësore, sepse ai person është trajnuar në atë fushë dhe është puna e tij. Unë shkrova një artikull për të parë ndryshimet në vëmendje, përqëndim. Për ta lehtësuar sistemin shëndetësor, unë sugjeroj që duhet të përdorim teste neuropsikogjike.

Rudina Xhunga: Si janë këto teste?

Megi Koçiaj: Janë teste të thjeshta, mund t'i bësh në kompjuter ose në letër, do ishte mirë që studentët e psikologjisë të angazhoheshin. Njerëzit që dalin nga kujdesi intensiv, duhet të kontrollohen për simptoma konjitive, pra nëse dikush ka probleme me kujtesën apo me përqëndrimin, me arsyetimin, i jepet kujdes dhe shihet rezultati.Nëse rezultati nuk është i mirë, këta njerëz marrin vëmendjen e neuropsikologëve.

Rudina Xhunga: Si t'i bëjnë këto teste?

Megi Koçiaj: këto teste janë shumë zë , unë kam veçuar dy, njëri quhet “Moka” dhe tjetri quhet “Fab” dhe i japin mjekët. Ëshrë një lloj arme e thjeshtë, e shkurtër që të ndihmon të piketosh kush janë njerëzit më në nevojë. Nëpërmjet këtyre testeve ti mund të gjesh kush mund të ketë më shumë probleme në pjesën e padukshme./M.M-dritare.net