
Publiku ka marrë vendimin për Rogertin, pasi që nga e marta u fut në dhomën e reflektimit. Rogerti u rikthye në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ndërsa u prit në derën e dhomës së reflektimit nga Stenaldo, por pa e takuar, edhe pse Rogerti i kërkoi një përqafim.
Pas kësaj ai u ul ngjitur me Inën, e cila i kërkoi të ulej në divanin përballë. Të vetmit banorë që takuan Rogertin ishin Artani dhe Juela./dritare.net