
Dy konkurrentë të rinj i janë bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP këtë të shtunë. Bëhet fjalë për Alesio Aliajn dhe Marko Lucën, të cilët nga kjo mbrëmje janë zyrtarisht në garë për çmimin e madh.


Dritare.net ishte e para që njoftoi se pikërisht këta dy emra do t’i bashkoheshin shtëpisë dhe, me sa duket, ja qëlluam në shenjë.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë Alesio dhe Marko në dinamikat e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve.
I ndoqët mbrëmë?
