Ekskluzive/ Kush janë dy banorët e rinj që do të hyjnë sonte në Big Brother Vip!
E Shtunë 7 Shkurt 2026, 19:07
Dritare.net

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e Big Brother Vip 5 do të presë sot dy banorë të rinj që do të trazojnë dinamikat e garës. Dritare.net zbuloi një ditë më parë njërin nga banorët. Ai është Alessio Alia, model dhe menaxher i njohur në industrinë e modës, me aktivitet kryesisht jashtë Shqipërisë.

Po ashtu burime për Dritare.net bëjnë me dije se sot do të hyjë edhe këngëtari, Marko Luca.

Hyrja e Markos dhe Alessios vjen në një moment kur dinamika brenda shtëpisë është e ndezur dhe fansat mund të presin surpriza nga karakteret e tyre dhe lidhjet që do të krijojnë me banorët aktualë./K.C/dritare.net