
Nga nata e mbrëmshme, Miri dhe Brikena janë një konkurrent i vetëm në Big Brother VIP.
Një tjetër surprizë ka ndryshuar dinamikën e lojës në Big Brother VIP.
Pas hapjes së “Kutisë së Pandorës” nga Artan Kola, si pjesë e avantazhit u vendos që dy banorë të garojnë si një konkurrent i vetëm. Kështu, Miri dhe Brikena janë bashkuar në lojë dhe do të vazhdojnë garën së bashku, duke ndarë të njëjtin fat në nominime dhe vendime.