Çfarë i shkruajnë familjarët e banorëve, Luiz Ejllit para se të hyjë në BBV5!
Dritare.net

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk ka trazuar vetëm rrjetet sociale, por duket se ka shqetësuar edhe familjarët e banorëve që janë aktualisht në garë.
Gjatë koncertit të tij të fundit në Tiranë, këngëtari zbuloi një prapaskenë interesante: ai ka marrë mesazhe nga prindër dhe të afërm të konkurrentëve, të cilët i kanë kërkuar që të tregojë “mëshirë” ndaj të dashurve të tyre brenda shtëpisë.
Me stilin e tij të drejtpërdrejtë, Luizi vendosi t’u përgjigjej publikisht nga skena, duke theksuar se synimi i tij është thjesht spektakli dhe argëtimi.
“U them të gjithë familjarëve që më kanë shkruar: ‘Ki kujdes djalin, vajzën, mos ma prek djalin apo vajzën’… nuk kam punë personale me ta. Do kënaqemi bashkë dhe edhe ju do kënaqeni duke e parë spektaklin,” u shpreh ai./K.C/dritare.net