Çfarë parashikojnë yjet për të hënën! Branko zbulon surprizat për çdo shenjë
Dritare.net

Dashi
Java e ardhshme do të jetë e favorshme për investime dhe për forcimin e marrëdhënieve profesionale. Mundohuni të menaxhoni shpenzimet me maturi, pasi kohët e fundit mund të keni shpenzuar më shumë se duhet dhe tani mund të ndjeni një mungesë të vogël financiare.
Demi
Në ditët e para të javës do të favorizoheni nga yjet, duke ju ndihmuar të zgjidhni disa çështje burokratike ose ligjore. Angazhimet e shumta në punë mund t’ju largojnë nga partneri dhe të krijojnë tension, sidomos në prag të Ditës së Shën Valentinit.
Binjakët
Do t’ju duhet të menaxhoni me kujdes energjitë fizike dhe mendore, pasi rrezikoni të mbingarkoheni nga angazhimet. Përpiquni të ruani ekuilibrin dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje dialogut të sinqertë me partnerin.
Gaforrja
Këto ditë mund të ndjeni një dëshirë të fortë për t’u larguar nga rutina dhe për të bërë diçka ndryshe. Planifikoni një aktivitet të këndshëm, ndoshta edhe një udhëtim të shkurtër, për t’u çlodhur dhe për të rifituar energjitë.
Luani
Situata financiare po përmirësohet gradualisht. Do të keni diskutime të rëndësishme me partnerin dhe mundësi për të krijuar lidhje të reja profesionale, falë sharmin dhe aftësive tuaja në komunikim.
Virgjëresha
Java mund të nisë me tension, sidomos në familje. Mundohuni të jeni më të duruar dhe të dëgjoni mendimet e të tjerëve. Nuk është momenti për të krijuar polemika për çështje të vogla.
Peshorja
Java nuk parashikohet shumë e lehtë. Tregohuni të kujdesshëm në marrëdhëniet me kolegët dhe eprorët. Përpiquni gjithashtu të përmirësoni komunikimin me partnerin, duke qenë më të hapur dhe më të sinqertë.
Akrepi
Kjo e hënë mund të sjellë disa shqetësime ose pengesa, sidomos në çështje burokratike, por situata do të zgjidhet shpejt. Menaxhoni me kujdes marrëdhëniet familjare dhe shmangni reagimet impulsive.
Shigjetari
Në aspektin profesional po hapen mundësi interesante. Pas një periudhe të vështirë, mund të shfaqen raste të reja për rritje dhe zhvillim. Shumë do të varet nga iniciativa dhe vendosmëria juaj.
Bricjapi
Ju presin mundësi të mira në karrierë dhe shanse për të arritur objektiva të rëndësishëm. Besoni më shumë te projektet tuaja dhe mos u trembni nga pengesat, sepse ato mund të jenë vetëm të përkohshme.
Ujori
Keni shumë ide dhe projekte, por ndonjëherë mungesa e përqendrimit mund t’ju shpërqendrojë. Në dashuri, po përjetoni një periudhë më të ngrohtë dhe tërheqëse. Mundohuni të planifikoni diçka të veçantë me partnerin në ditët në vijim.
Peshqit
Ndonjëherë mund të reagoni me vrull, sidomos përballë njerëzve provokues. Fundjava do të jetë e përshtatshme për pushim, reflektim dhe për të rikthyer qetësinë e brendshme.