Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Ilir Metën, kur jepet vendimi i kalimit për gjykim!

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Ilir Metën, kur jepet vendimi i

Këtë të enjte përfundoi seanca paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe katër të pandehurve të tjerë, pas disa seancash të mëparshme. Pas Ilir Metës, në seancën e kësaj të enjte, radha ishte për Monika Kryemadhi, e cila kërkoi ose pushimin e çështjes, ose në alternativë kthimin e akteve për hetim, të njëjtën kërkesë që kishte bërë më parë edhe Ilir Meta.

Ndërkohë, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho, përmes avokatëve të tyre, kërkuan gjithashtu pushimin e çështjes në ngarkim të tyre.

Seanca e radhës do të mbahet më 5 mars, kur gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë vendimin në lidhje me kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes për gjykim./K.C/dritare.net