Makina bie nga ura, humb jetën pasagjeri, plagoset shoferi në Korçë
E Diel 8 Gusht 2021, 09:09
Dritare.net

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ndodhi në fshatin Polenë të Korçës. Një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati.
U dëmtuan drejtuesi i mjetit T. B. dhe shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./K.C/dritare.net