Live/ Nis protesta kombëtare e opozitës. Çfarë po ndodh para Kryeministrisë!
E Shtunë 28 Shkurt 2026, 18:06
Dritare.net

Partia Demokratike nis protestën e radhës në kryeqytet. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, kësaj radhe PD-ja ka ndryshuar skenarin e protestës: para Kryeministrisë nuk do të mbahet asnjë fjalim, ndërsa militantët fillimisht u mblodhën para selisë së PD dhe, së bashku me Sali Berishën, po marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Për herë të dytë radhazi, Policia e Tiranës nuk merr përsipër garantimin e protestës, duke lënë përgjegjësinë direkte tek organizatorët./K.C/dritare.net