Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon pamje nga kantieri i Korridorit VIII: Punë kolosale me standarde europiane!

Rama publikon pamje nga kantieri i Korridorit VIII: Punë kolosale me

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i aksit të ri të Korridori VIII, në segmentin Elbasan Qafë Thanë, duke e cilësuar investimin si një “punë kolosale e shembullore e standardeve europiane”.

Kreu i qeverisë thekson se punimet në këtë aks strategjik po vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa e konsideron projektin si një ndër investimet madhore infrastrukturore në vend.

Rama ka komentuar edhe bllokimin e rrugës Librazhd-Prrenjas, si pasojë e një rrëshqitjeje toke. Kryeministri shkruan se ngjarja nuk ka “asnjë lidhje, hiç, zero” me investimin e ri në Korridorin VIII.

“Mirëmëngjes dhe me këtë vëzhgim të bërë dje në kantierin e aksit të ri të Korridorit VIII (Elbasan – Qafë Thanë), ku po bëhet një punë kolosale e shembullore e standardeve europiane, ndërkohë që 700 tenxheret politike mediatike e mbytën miletin me bombat artizanale mbi segmentin prej disa qindra metrash të rrugës së vjetër, të cilën e bllokoi rrëshqitja e tokës, pa asnjë lidhje, hiç, zero, me investimin e ri madhor, ju uroj fundjavë të qetë dhe larg tenxhereve të qametit artificial“, shkruan Rama./dritare.net