Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lëkundja më e fortë në 40 vjet, tërmet në Napoli

Lëkundja më e fortë në 40 vjet, tërmet në Napoli

Një tërmet me magnitudë 4.6 goditi sot në mesditë zonën e Campi Flegrei, me epiqendër në Bacoli, në një thellësi prej rreth 5 kilometrash. Lëkundja u ndje qartë në të gjithë qytetin e Napolit dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik mes qytetarëve, shumë prej të cilëve dolën menjëherë në rrugë.

Kjo është lëkundja më e fortë e 40 viteve të fundit në këtë zonë.

Komuna e Pozzuolit ka njoftuar se bëhet fjalë për një shtim të aktivitetit sizmik në Gjirin e Bacolit.

Lëkundja më e fortë në 40 vjet, tërmet në Napoli

Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Si masë sigurie, është pezulluar përkohësisht qarkullimi i trenave në nyjen hekurudhore të Napolit, si dhe linja 2 e metrosë në segmentin Bagnoli–Pozzuoli. Janë ndalur gjithashtu edhe trenat e linjave lokale Cumana dhe Circumflegrea. Trenat në lëvizje janë ndalur në stacionet më të afërta, ndërkohë që nisjet nga Roma drejt Jugut vazhdojnë normalisht. Po kryhen verifikime teknike për të rifilluar qarkullimin sa më parë./L.F-dritare.net