Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lavdrim Lita: 5 dosjet e tjera që po hetohet Veliaj. Akuzat ndaj tij do shtohen!

Lavdrim Lita: 5 dosjet e tjera që po hetohet Veliaj. Akuzat ndaj tij do

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për arrestimin e Erion Veliajt, për korrupsion pasiv dhe fshehje të pasurisë. Gazetari tha se akuzat ndaj Veliajt mund të shtohen sepse është nën hetim edhe për 5 dosje të tjera.


“Përveç dosjes që ka me bashkëshorten, ka edhe çështje të tjera që mund të shtojnë akuzat që rëndojnë ndaj tij. Veliaj hetohet për 5 dosje të tjera. 5D, inceneratori i Tiranës, EcoTirana, verifikimi i pasurisë dhe Teatri Kombëtar për shpërdorim detyre. Për dosjen aktuale janë prokurorë Olsi Dado dhe vetë Altin Dumani. Ndërsa Erion Bani është gjyqtari që ka firmosur arrestimin e Veliajt. Ai është një nga gjyqtarët më të guximshëm, më seriozë, dhe më profesionalë. Është i njëjti gjyqtar që i ka çuar mbrapssh SPAK-ut, dosjen e Ilir Beqajt për ta plotësuar. Pra kemi të bëjmë me një gjyqtar që e njeh mirë ligjin dhe nuk merr vendime të padrejta në filtrin paraprak.”, thotë Lita në DritareTV./K.C/dritare.net