Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestimi i Veliajt/ Fatos Çoçoli: Për çfarë duhet të shqetësohemi!

Arrestimi i Veliajt/ Fatos Çoçoli: Për çfarë

Gazetari Fatos Çoçoli i ftuar në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për arrestimi ne Erion Veliajt. Çoçoli tha se shqetësimi kryesor është kush do ta drejtojë Tiranën tani që njëshi i saj është në burg.


“Erion Velai është kryetari i qeverisë që ka në dorë 60% të ekonomisë sonë sepse në Tiranë është 60% e biznesit. Është figura e dytë qendrore e qeverisjes se vendit dhe arrestimi më i bujshëm në këto 35 vjet sepse është në një pozicion aktiv, është në detyrë. Shqetësimi im kryesor, është punët e Tiranës kush do t’i shohë tani pas arrestimit të Veliajt sepse administrata jonë ende nuk është konsoliduar, nuk është e pavarur në detyrat e veta, varet nga detyra e njëshit. Ndaj shqetësimi ynë më i madh është kush do ta menaxhojë Tiranën tani që njëshi i saj është në burg.”, tha Çoçoli./K.C/dritare.net