Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO rikthen në qeli ish-ministrin Lefter Koka!
E Enjte 14 Maj 2026, 15:03
Dritare.net

Apeli i Gjykatës së Posaçe ka marrë vendimin për rikthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kokës i kanë mbetur dhe 6 muaj burgim për të vuajtur.
Në prill të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për Inceneratorin e Tiranës duke dhënë në total 15.6 vite burg për 7 të pandehur nga 26 vite që kishte kërkuar SPAK. Lefter Koka u dënua me 3 vite burg nga 4 që kërkoi Prokuroria e Posaçme. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi i zbriti në 2 vite, kohë që do të konsiderohet e shlyer me qëndrimin në paraburgim.