Arrestimi i Veliajt/ Ardit Rada: Çfarë përfitimesh ka për PS-në, para zgjedhjeve!
Dritare.net

Gazetari Ardit Rada i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTv foli për arrestimin e Erion Veliajt. Sipas gazetarit, megjithëse kjo është në goditje e madhe për PS-në para zgjedhjeve, mund të sjellë edhe përfitime, sepse tregon që nuk ka ndonjë rezistencë, apo sulm të tyre ndaj SPAK-ut siç ndodh me opozitën.
“Ka pasur një ndarje të madhe se Veliaj mund të arrestohej pas zgjedhjeve për të mos dëmtuar mazhorancën socialiste. Fakti që Edi Rama filloi të shoqërohej me Veliajn publikisht, kryesisht ditët e fundit ishte një domethënie se Veliaj i kishte shpëtuar kësaj situate. Por ja që drejtësia në Shqipëri qenka mbi palët, nuk bën dallime, nuk pret kur do godasë dhe nuk pyet askënd. Është një goditje e rëndë për mazhorancën. Por kjo goditje para zgjedhjeve, mund të sjellë edhe përfitime për mazhorancën socialiste, sidomos për faktin që nuk ka një rezistencë, nuk ka mbrojtje publike dhe seri sulmesh ndaj SPAK-ut siç ka ndodhur me Metën.”, tha Rada./K.C/dritare.net