Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ky është lajmi më i lexuar në Dritare për 2025

Ky është lajmi më i lexuar në Dritare për 2025

“Letra që tronditi qeverinë/ Pas thirrjes së veterinerit 92-vjeçar, Rama mblidhet me fermerët dhe propozon zgjidhje për bujqësinë”, ky ishte lajmi më i lexuar në portalin Dritare.ne, në vitin 2025.

Përmes këtij lajmi, duam t’i themi shikuesve të Dritare TV dhe lexuesve të Dritare.net që ne e dëgjojmë zërin tuaj. Nëse ju ju ka ngacmuar më së shumti ky lajm ne vitin e ardhshëm do t’i kushtohemi kësaj që bën fjalë lajmi, bujqësisë, prodhimit she shportës shqip.

Ngjarja

Një letër e hapur e një veterineri 92-vjeçar ka nxitur sot një reagim të rëndësishëm politik në vend. Veterineri Aleksandër Jorgaqi, ish-drejtor i ndërmarrjes bujqësore në Roskovec dhe një nga specialistët më të vjetër në fushë, i është drejtuar me shqetësim kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur situatën e blegtorisë “katastrofike” dhe duke kërkuar masa konkrete për të shpëtuar këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë rurale.

Në letrën e tij, Jorgaqi apeloi për mbështetje financiare për fermat, heqjen e taksave për prodhimin blegtoral për 10 vjet, import pa taksa për impiante dhe kafshë me racë të lartë, si dhe krijimin e komplekseve moderne blegtorale me investime publike e private. Ai gjithashtu propozoi dhënien e tokës së papunuar me qira afatgjatë për fermerët, me qëllim të ringritjes së sektorit.

Si rezultat i këtij apeli, kryeministri Edi Rama zhvilloi një tryezë dialogu me fermerë dhe përfaqësues të bashkive për të diskutuar mënyrat e reja të mbështetjes për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare. Gjatë fjalës së tij, Rama pranoi se bujqësia dhe blegtoria kanë mbetur pas nga zhvillimi dhe nënvizoi nevojën për një qasje të re, me investime të drejtpërdrejta dhe bashkëpunim më të ngushtë me fermerët dhe ekspertët për të ndërtuar modele të qëndrueshme zhvillimi rural.