Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

2026 vjen në Zelandën e Re

2026 vjen në Zelandën e Re

Bota ka nisur të përshëndesë Vitin e Ri 2026, me Zelandën e Re mes vendeve të para që hyn në vitin e ri. Në Auckland, mijëra qytetarë dhe vizitorë po festojnë me një spektakël fishekzjarresh, duke ndriçuar qiellin mbi qytetin.

Edhe ishulli i largët Chatham, pjesë e Zelandës së Re, ka hyrë në vitin e ri. Rreth 600 banorët e tij e pritën 2026-ën në mënyrë modeste, por festive.

2026 vjen në Zelandën e Re

Festimet do të vijojnë gjatë orëve në vijim në pjesë të tjera të globit. Vëmendja tashmë zhvendoset drejt Australisë, ku në orën 13:00 GMT pritet një spektakël madhështor fishekzjarresh mbi Shtëpinë e Operës në Sidnei, një nga momentet më ikonike të ndërrimit të viteve në botë.

Ndërsa ora shënon ndërrimin e vitit në kontinente të ndryshme, festimet marrin forma të ndryshme – nga metropole të ndriçuara te plazhe të qeta e të izoluara – por mesazhi mbetet i njëjtë: një fillim i ri për të gjithë./L.F-dritare.net