Gjykata Kushtetuese pezullon nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku
E Premte 6 Shkurt 2026, 21:09
Dritare.net

Pas 10 orësh mbledhje Gjykata Kushtetuese nuk mori një vendim për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke përfunduar në votim 4 me 4, votim i cili rrëzon automatikisht ankimin e Edi Ramës.
Gjyqtarët u ndanë në dy grupe: njëri që mendon se masa e pezullimit nuk mund të merret pa lejen e Kuvendit dhe tjetri që mendon se është e panevojshme. Kështu, rikthehet në fuqi masa e GJKKO-së dhe Balluku pezullohet nga detyra.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Balluku është i paankimueshëm diku tjetër./dritare.net