Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është Denis Deliu, deputeti që zë vendin e Lefter Kokës!

Kush është Denis Deliu, deputeti që zë vendin e Lefter

Vendin e Lefter Kokës si deputet në Kuvend, do ta zërë Denis Deliu. Ky i fundit, mbante numrin e 13 në listën e PS në Durrës, për zgjedhjet e 25 prillit. Lefter Koka njoftoi sot se do ta lërë mandatin e deputetit duke mbyllur kështu ciklin e tij politik. Vend i tij, tashmë i kalon Deliut.

Kush është Denis Deliu?

Deliu ka një karrierë në fushën ushtarake. Prej vitesh është bërë pjesë e Forcave të Armatosura në Gardën e Republikës, ku tashmë mban pozicionin e shefit të Sigurisë në Organet e vettingut. Deliu ka qenë pjesë emisionit në Afganistan ku dhe mbeti i vrarë kolegu i tij Feti Vogli. Po ashtu ai ka marrë shumë vlerësime nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare. I 13-ti në listën e deputetëve në garë në qarkun e Durrësit, Deliu mori 2848 vota./L.F-dritare.net