Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush do jetë pasardhësi i Altin Dumanit në krye të SPAK! Flet juristja Mirela Jorgo!

Kush do jetë pasardhësi i Altin Dumanit në krye të SPAK!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) hap nesër garën për pozicionin e kreut të SPAK-ut, ndërsa sipas avokates dhe ekspertes së drejtësisë, Mirela Jorgo, emrat që përfliten si kandidatët më të mundshëm janë: Adnan Xholi, Vladimir Mara, Klodian Braho dhe Anita Jella. Zyrtarisht nuk ka dokumente që i konfirmojnë përfundimisht këta emra, por informacionet që qarkullojnë tregojnë se ata janë në listën e kandidatëve të përfolur.


Juristja Jorgo theksoi se Adnan Xholi ka qenë prokurori i dosjes 339 dhe vjen nga Dibra. “Nuk dihet nëse zyrtarisht do të jetë kandidat, por përflitet se ka mundësi të jetë. Klodian Braho nuk ka qenë më parë kryeprokuror, por ka qenë prokuror i çështjes 5D, ndërsa Anita Jella është përfshirë në disa debate profesionale për shkak të moslëvizjes së disa dosjeve të rëndësishme, përfshirë projektin e Velierës, projekt me vlerë miliona lekë nga ish-kryetari i Bashkisë në Durrës, Vangjush Dako.", shtoi ajo.
“Procesi i përzgjedhjes ka mbetur ende i hapur dhe emrat e përmendur janë ata që po qarkullojnë më shumë në publik dhe tek institucionet e drejtësisë,” përfundoi Mirela Jorgo./K.C/dritare.net