Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kujdes nga linket mashtruese! “Pikët e Vodafone” përdoren për të vjedhur para

Kujdes nga linket mashtruese! “Pikët e Vodafone” përdoren

Një valë e re mashtrimesh online po qarkullon së fundmi, ku qytetarët marrin mesazhe që duken sikur vijnë nga kompania telefonike Vodafone, por në të vërtetë janë tentativa për vjedhje të të dhënave bankare.

Mesazhi i dërguar përmban një njoftim të rremë për pikë shpërblimi që po skadojnë, duke i nxitur përdoruesit të klikojnë në një link të dyshimtë. Një nga mesazhet që po qarkullon është:
“Kujtesë miqësore: Sot skadojnë 12,739 pikë tuaja. Ju lutemi kërkoni dhuratën përmes këtij linku!

Kujdes nga linket mashtruese! “Pikët e Vodafone” përdoren

Sipas dëshmive të qytetarëve, pasi klikojnë në link, ata drejtohen në një faqe që imiton pamjen zyrtare të Vodafone, duke krijuar përshtypjen se është e besueshme. Në këtë faqe kërkohet futja e të dhënave personale dhe bankare, dhe më pas mund të shfaqet një kërkesë për pagesë, që në disa raste ka arritur deri në 500 dollarë.

Kujdes nga linket mashtruese! “Pikët e Vodafone” përdoren

Një qytetar që ishte pre e mashtrimit tregon se gjithçka dukej shumë reale dhe bindëse, duke e bërë të vështirë dallimin nga një komunikim i vërtetë i kompanisë.

Pas kontaktit me Vodafone, kompania ka konfirmuar se bëhet fjalë për mashtrim dhe se mesazhi nuk është dërguar prej tyre. Një nga shenjat dalluese është linku jozyrtar, i cili nuk përmban adresën zyrtare të kompanisë.

Tregohuni të kujdesshëm dhe mos klikoni në linke të dyshimta. Mos jepni asnjëherë të dhënat e kartave bankare në faqe të pa verifikuara./L.F-dritare.net