Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreu i SPAK: Asnjë zyrtar i lartë s’ka imunitet, kush shkel ligjin ndiqet penalisht!

Kreu i SPAK: Asnjë zyrtar i lartë s’ka imunitet, kush shkel

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani raportoi sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Ai foli për sulmet e politikanëve, ndërsa u shpreh se askush nuk ka imunitet nga ndjekja penale e SPAK-ut.
“Pritshmëritë janë shumë të mëdha nga të gjithë. Ne jemi të vetëdijshëm. Unë si drejtues por edhe prokurorët. Patjetër që ne në ato projeksionet tona vlerësojmë se do të kemi raste të tilla, kur SPAK do të ushtrojë ndjekjen penale dhe do të ngrejë dhe akuzë ndaj zyrtarëve të lartë të cilët kanë shkelur ligjin. Këtë do t’ia lëmë kohës. Ne pas një viti do të jemi sërish këtu por ajo që jua them me bindje se askush nuk ka asnjë imunitet nga ndjekja penale për ne. Ne kemi nën hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultate tona”, tha Dumani./K.C/dritare.net