Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Konkursi për Shtëpinë e Fëmijëve & Inspektoratet, Rama: Hapim rrugë për të ardhmen

Konkursi për Shtëpinë e Fëmijëve & Inspektoratet,

Konkursi Ndërkombëtar për Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore po zhvillohet sot me fazën e dytë, ku studiot finaliste prezantojnë projektet e tyre përpara jurisë ndërkombëtare. Konkursi synon të zgjedhë projektin më të spikatur arkitekturor, urban dhe social, duke sjellë një hapësirë të re për fëmijët dhe institucionet publike.

Në çeljen e kësaj faze, Kryeministri Edi Rama u shpreh:

"Falë këtij procesi do të kemi më në fund pas vitesh një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të denjë për historinë e re që po shkruajmë së bashku me këtë skuadër të jashtëzakonshme arkitektësh, Bibliotekën e re Kombëtare, një mjedis i shumë nevojshëm prej vitesh dhe një tjetër vepër e spikatur në historinë, jo thjeshtë të vendit tonë, por në historinë e arkitekturës bashkëkohore. Do të kemi po ashtu një kompleks të ri zyrash për administratën, për një numër të konsiderueshëm institucionesh, do të kemi pallatin e ri të sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen konsensuale të jurisë ndërkombëtare dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik. Sot me këtë projekt, ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët dhe njëkohësisht edhe për korpusin e ri të inspektorateve dhe me këtë rast dua të falënderoj këtu kryeinspektorin që për 10 vite rresht drejtoi një institucion që lindi vërtetë nga hiçi dhe u krijua nga e para dhe që sot është gati të bëjë një hop tjetër".

Godina ekzistuese do të prishet dhe do të ndërtohet kompleksi i ri bazuar në projektin fitues, duke synuar përmirësimin e hapësirave publike dhe duke përfshirë arkitekturën bashkëkohore në shërbim të qytetarëve./L.F-dritare.net