Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marshimi i Paqes në Elbasan, prifti ortodoks i mban çadrën imamit

Marshimi i Paqes në Elbasan, prifti ortodoks i mban çadrën

Përfaqësues të të gjitha besimeve fetare në Elbasan përcollën këtë vit mesazhe të forta ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin ndaj natyrës. Aktiviteti u zhvillua në kushte moti me shi, por kjo nuk e zbehu simbolikën e tij.

Momenti më domethënës ishte kur prifti ortodoks u ofrua t’i mbante çadrën imamit gjatë fjalës së tij, një gjest që u shndërrua në një mesazh të fuqishëm bashkimi dhe respekti reciprok. Edhe një herë, Elbasani u shfaq si një shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës fetare dhe harmonisë mes komuniteteve, duke dhënë një mesazh të qartë solidariteti dhe uniteti për gjithë shoqërinë./L.F-dritare.ent