Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kompania që kishte bashkëpunuar i publikon videon këngëtares: Keni mbledhur gjithë k***at e Shqipërisë!

Kompania që kishte bashkëpunuar i publikon videon

Këngëtarja shqiptare Albërije Hadërgjonaj ka shkëputur çdo marrëdhënie me kompaninë muzikore “Arkiva Shqip” pasi sipas saj nuk ka pasur suportin e duhur nga ana e tyre.

Ka qenë vetë Albërija e cila publikoi një video ditën e djeshme në Instagram duke shpërthyer fishekzjarrë, teksa shkruante se po festonte shkëputjen nga kjo kompani muzikore.

"Duke festuar shkeputjen e cdo bashkepunimi me ARKIVASHQIP
Shume artista shqipetare kan bere te njejtin veprim duke demtuar veten dhe duke pasuruar agent te ndryshem...

Te gjitha kenget e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj.

@arkivashqip perveq se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkepunosh me ta te fshin te gjithe historikun e karrjeres tende.
Une si shtetase Amerike kam marr nji avokat per kte qeshtje...
Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgje ne kembim..

Tani kenget jan pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!!
Se shpejti kenge te reja "-shkruante Arbërije Hadërgjonaj.

Por as Arkiva Shqip nuk e ka lënë me kaq.

Para pak minutash është bërë publike dhe sherri që Albërije bëri në zyrat e kësaj kompanie.

“Më dëgjo. Po flas unë . Po flet Albërije Hadërgjonaj. Dhe unë nuk jam varitrapin artiste që i keni ju aty sisisisisi fshati në festë që është turp me i pa që turp se se është mvje për të vjellë kur i shof këto këngëtare dhe ska pas asnjë lloj suporti nga ju. Kënga e re një tmerr. Një suport i jeepp iii ndyrë i qelbur. Nuk dua të kem punë më me ArkivaShqip. Kurrë. Dakord? Merrni kto KURVA mbajini nëpër kanale. Mirupafshim. Merrem unë me ArkivaShqip që mban gjithë kurvat e Shqipërisë në kanale.”- thotë Albërija në videon e bërë publike nga ArkivaShqip./ I.M-Dritare.net

View this post on Instagram

Sqarim per publikun: Alberie Hadergjonal ka lidhur nje kontrate bashkepunimi ne vitin 2013 me Acromax Media GmbH. Kontrate e cila eshte zbatuar me perpikmeri ne keto 7 vite bashkepunim, per cdo pike te rene dakort midis paleve. Akoma nuk e kuptojme arsyen se perse Alberia ka ardhur ne zyrat tona me kete fjalor denigrues dhe mllef per koleget e saj (sic e shikoni ne video), apo per me teper cilat emrave ju referohet ajo. Megjithate kerkesat e saj per tu larguar nga bashkepunimi u realizuan sic deshiroi ajo, madje per keto kerkesa ka nenshkruar edhe dokument me emer mbiemer dhe firme (dokument te cilin po ashtu e gjeni ne videon me siper). Pasi kerkesat e saj u ekzekutuan sic ajo donte, ajo doli me status publik per kompanine tone duke na fyer, share dhe shantazhuar publikisht me pretekstin sikur videot jane hequr pa djenine e saj, dhe akoma nuk e kuptojme arsyen se perse ajo arriti deri ne kete pike kur ajo vet kerkoi dhe paraqiti dokumentat. Miq te nderuar, kemi mbetur kaq te surprizuar po aq sa ju nga Alberia dhe toni i saj skandaloz ku edhe ne biseda telefonike ajo shfrynte vrer per koleget e saj te cilat dhe ato gjithashtu i kemi te regjistruara. Ne nuk kemi deshire te krijojme armiqesi por nese na sulmojne me genjeshtra do ti paraqesim te gjitha provat per te treguar vertetesine e atyre qe ne themi. Ne do te vazhdojme punen ne kete industri me koken larte, dhe me dinjitetin dhe perkushtimin si ne diten e pare dhe mbi te gjitha duke thene gjithmone te verteten sic eshte. Ne nuk varemi nga nje individ si Alberia te ciles i kemi dhene shume perkushtim dhe mund, ne varemi nga perkushtimi dhe suksesi i punes tone. Falenderojme edhe nje here publikun per durimin dhe gjykimin e drejte qe e jep duke na ndjekur, mbeshtetur dhe respektuar ne dhe te gjithe emrat ne kanalin ArkivaShqip, emra te cilet dhurojne muzike e argetim dhe nuk meritojne te etiketohen me fyerje nga askush. Faleminderit ArkivaShqip

A post shared by ArkivaShqip (@arkivashqip) on