Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komisioni Evropian reagon për kampin në Gjadër: Dekreti i Melonit, në përputhje me ligjin e BE

Komisioni Evropian reagon për kampin në Gjadër: Dekreti i

Komisioni Evropian është në dijeni të zhvillimeve të fundit në lidhje me miratimin e një dekreti nga qeveria italiane për ta bërë në Gjadër një qendër ndalimi dhe riatdhesimi për emigrantët. Masa, sipas Brukselit, “është në përputhje me të drejtën evropiane, sepse legjislacioni italian do të zbatohej në qendër dhe ne monitorojmë zbatimin e protokollit Itali-Shqipëri, përveçse qëndrojmë në kontakt”.

Kjo ka qenë përgjigjja e një zëdhënësi të Komisionit i pyetur për dekretligjin që qeveria italiane miratoi të premten e kaluar, shkruan Corriere della Sera, informon dritare.net

Prandaj, masa lejon transferimin në Shqipëri të emigrantëve në pritje të dëbimit, të cilëve u është hequr tashmë e drejta e azilit. Masa parashikon që migrantët mund të qëndrojnë në kamp deri në 18 muaj, kohë e nevojshme për të përfunduar procedurat e dëbimit në vendet e tyre të origjinës.

Përveç çështjes së kostos, dekreti kishte ngritur shqetësime pasi praktika e transferimit të emigrantëve në vende që nuk janë as origjine dhe as tranziti nuk parashikohet nga ligjet aktuale.

Por nisma italiane, tha zëdhënësi i KE-së, është "ndryshe nga koncepti i qendrave të riatdhesimit" që Komisioni propozoi në një rregullore të re evropiane më 11 mars, dhe e cila parashikon se në vende të tilla mund të zbatohet legjislacioni i vendit të tretë që i pret në territorin e tij dhe parimin e moskthimit". Nisma e Romës nuk e zbaton këtë koncept të ri të futur në një rregullore që ende nuk ka hyrë në fuqi, shpjegoi zëdhënësi./K.C/dritare.net