Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kam dasmën në Gjermani, kur do hapen kufijtë/ Shqetësimi i vajzës në facebook-un e kryeministrit!

Kam dasmën në Gjermani, kur do hapen kufijtë/ Shqetësimi i

Duke qenë se kryeministri Rama, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke i përdorur ato për komunikime me qytetarët, të shumtë janë ata që shprehin shqetësimet e tyre në facebook-un tij, me shpresë për një përgjigje. Nga qindra komente në postimin e fundit, një zonjushë i ka shkruar për problemin e saj. Hapja e kufijve me Gjermaninë, ky është shqetësimi i vajzës në fjalë. Ajo ka planifikuar të martohet në fillim të korrikut në Gjermani dhe dëshiron që të paktën prindërit t'i ketë afër. E për t'i paraprirë përgjigjes së kryeministrit, për ta shtyrë dasmën, ajo shkruan se po të kishin mundësi do ta bënin.

Komenti i plotë:

" Shumë bukur o zotëri, por si i bëhet hapjes së kufijve me Gjermaninë. Mendoja se i kishin marrëdhëniet mirë me halla Merkelin? Pastaj të fusin Shqipërinë në një thes me ShBA dhe gjithë botën më duket pa vend, ndërkohë që Shqipëria (dhe ju) pati një performancë të shkëlqyer gjatë këtyre muajve të vështirë. Çfarë hyn tek udhëtimet e nevojshme jo-turistike? Po pyes, sepse me datë 4.07 do të martohem me një gjerman në Gjermani, dhe nuk e bëj dot pa patur të paktën prindërit e mi pranë. Kemi provuar çdo gjë dhe askush nuk na gjen dot zgjidhje. Po të kishim mundësi ta shtynim martesën sigurisht që do ta bënim. Faleminderit!". /L.F-dritare.net

Kam dasmën në Gjermani, kur do hapen kufijtë/ Shqetësimi i
Foto-komenti në postimin e kryeministrit Rama