Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Juglindja 6 ditë në izolim/ Kreu i ARRSH:Për 2-3 ditë kemi projektin e rrugës alternative!

Juglindja 6 ditë në izolim/ Kreu i ARRSH:Për 2-3 ditë kemi

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli tha se në pjesën e shembur të segmentit Librazhd-Pogradec janë 9 eskavatorë prezentë dhe 22 kamionë, ndërsa shtoi se ka përfunduar devijimi i shtratit të lumit Shkumbin që godiste hekurudhën. Kozeli shtoi se projekti për ndërtimin e rrugës alternative me gjatësi të parashikuar rreth 1.3 kilometra, pritet të shpallet pas 2 apo 3 ditëve, kur do të bëhet dhe dorëzimi pranë ARRSH-së nga projektuesit.

"9 eskavatorë prezentë, 22 kamionë, gjatë mbrëmjes ka përfunduar devijimi i trupit lumor që godiste hekurudhën, ka përfunduar dëmtimi i shtyllës elektrike. Projekti ka nisur sepse pjesë e masave për fillimin e tij është edhe devijimi i trupit lumor",- tha Kozeli.