Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Java nis me shtrëngata shiu, dëborë dhe ngrica! Ministra e Mbrojtjes: Ja qarqet më të rrezikuara

Java nis me shtrëngata shiu, dëborë dhe ngrica! Ministra e

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një njoftim urgjent për qytetarët, duke bërë me dije se prej ditës së hënë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe stuhi, ndërsa disa zona rrezikojnë edhe dëborë dhe ngrica. Sipas të dhënave të përditësuara nga IGJEO dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, situata pritet të përkeqësohet gradualisht nga 17 deri më 20 nëntor.

Njoftimi:

Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi
Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha
qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje dëbore. Ditën e Hënë, 17 Nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet
Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri
mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta.

Ditën e Martë, 18 Nëntor 2025, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin:

• Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri
lokalisht shumë intensive.

• Në Lezhë priten reshje intensive.

• Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.

• Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.
Ditën e Mërkurë, 19 Nëntor 2025, parashikohen reshje me intensitet të lartë në të gjithë
vendin.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë
intensive. Ditën e Enjte, 20 Nëntor 2025, pritet ulje e intensitetit të reshjeve.

Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare.

Reshje dëbore dhe ngrica

Në zonat mbi 400 m lartësi në Veri, Lindje dhe Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore,
duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në qarkullim.

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u kërkon të gjitha
strukturave vendore dhe qendrore:

Të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve
Të jenë në gatishmëri të plotë për reagim të menjëhershëm
Të sigurojnë koordinim të ngushtë ndërinstitucional për menaxhimin e situatave
emergjente. Strukturat e emergjencave civile do të përditësojnë publikun vazhdimisht mbi situatën në
terren dhe mbi çdo zhvillim të ri që lidhet me motin dhe nivelin e riskut. Ftojmë qytetarët e zonave të prekura të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me
reshje intensive./dritare.net