
Ja ku do të jenë temperaturat më të larta sot!
E Premte 13 Qershor 2025, 07:07
Dritare.net
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell.
Në mesditë në lindje nuk do të mungojnë vranësira të pakta deri mesatare-kalimtare përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s./L.F-dritare.net

















