Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Deri më tani nuk dihen arsyet e thirrjes së ish-kryebashkiakut në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa priten më shumë detaje në vijim lidhur me këtë paraqitje.

Dritan Leli drejtoi Bashkinë e Vlorës për dy mandate, deri në përfundimin e mandatit të tij në vitin 2023.

Pas largimit nga detyra, ai ka qenë pak i pranishëm në skenën publike dhe me reagime të rralla në rrjetet sociale./L.F-dritare.net