
IKMT: Prestige Resort do të prishet sot. Ja operacioni!
Dritare.net
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se do të prishë me shpërthim të kontrolluar sot në orën 15:00, objektin 7-katësh Prestige Resort.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës. Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku do të montohen 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil.
Sipas IKMT dhe inspektorati dhe policia e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës. Shpërthimi i kontrolluar do të ekzekutohet në orën 15:00.
Ngjarja!
IKMT hyri në ambientet e Prestige Resort, në fillim të shtatotir të këtij viti, duke prishur së pari pishinat e resorit.
Hysenbelliu Group e cilësoi të paligjshëm këtë aksion. Përmes një dokumenti të publikuar thuhet se projekti për ndërtimin e këtij resorti është miratuar konform ligjeve, ndërsa leja sipas Hysenbelliu Group firmosur pikërisht nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT.
Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar edhe ministria e Brendshme, ku thotë se leja është me kusht dhe do të jepej pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Sipas ministrisë së Brendshme asnjë nga kushtet nuk është plotësuar.
“Leja është me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.
Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme./L.F-dritare.net

















